Hetim kreut të komunës Shëngjin lejoi shezlonge në hapsira publike

557
Sigal

LEZHE – Procedohen penalisht kreu i Komunës së Shëngjinit dhe dy funksionarë të komunës, pasi kanë lejuar zaptimin e hapsirave publike në plazhin e Shëngjinit, nga plot 11 subjekte të palicencuara dhe të paregjistruara në QKR. Policia e Lezhës dërgoi për ndjekje penale kryekomunarin Salvador Kaçaj dhe dy punonjësit Oliks Gilaj, 34 vjeç Zef Malotaj, pergjegjës i zyrës Tatim-taksave, të tre banues në Lezhë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së të ardhurave. Procedimi ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Sektorin e Verefikimit të Terrenit, Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë, janë evidentuar 11 subjekte pa licencë, të cilët kanë zënë hapsirën publike përgjatë shëtitores të plazhit të Shëngjinit. Policia bëri të ditur se shtatasi Oliks Gila kishte vendosur 40 çadra dhe 80 shezlonge, ndërkohë që nuk kishte licencë, i pa regjistruar në QKR dhe pa NIPT. Mungesa e hapësirave publike në plazhin e Shëngjinit ka qenë në vazhdimësi një problem shqetësues.