Williamson:Jo prova të mjaftueshme për trafik organesh, por hetimi vijon!

477
Sigal

BRUKSEL – Clint Williamson, prokurori i Task Forcës të BE, në lidhje me akuzat e ngritur ndaj krerëve të UÇK-së për trafikim organesh u shpreh sot në një deklaratë për mediat : “nuk kemi gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh por nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur.”  Në lidhje direkte nga Brukseli, Williamson, mëngjesin e sotëm pohoi se hetimet mbi trafikim organesh nga kreret e UÇK-së, ende nuk kanë përfunduar dhe se kanë prova për të ngritur një aktakuzë në të ardhmen. Por gjithashtu prokurori i Task Forcës së BE u shpreh dhe se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar pohimet e Dick Martyt në raportin e tij. Wiliamson gjithashtu pohoi se deklaratat e sotme do të jenë baza për të ngritur një aktakuzë në të ardhmen dhe theksoi qëndrimin e Bashkimit Europian për ti çuar hetimet gjer në fund. Më konkretisht mbi mundësinë e vendosjes së disa prej krerëve të UÇK-së në bankën e të akuzuarve prokurori Williamson deklaroi: “Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrejë aktakuza kundrejt disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, Romëve dhe etnive tjera si dhe Shqiptarëve që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë”. Gjithashtu pyetjes së gazetarëve sa është numri i personave-krerë të UÇK-së të implikuar në dyshimet e ngritura nga raporti i Dick Marty dhe që mund të akuzohen konkretisht, Williamson i përgjigjet në mënyrë të vakët: “Kaq, pak a shumë, ndoshta me pak por afërsisht 10 aktakuza.”  I pyetur dhe nëse do të akuzohet dikush nga Grupi i Drenicës, Williamson tha se nuk mund të japë detaje. “Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por të dhënat tona janë në koherencë me atë që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK’së.”- tha konkretisht Prokurori i BE-së. Gjithashtu, Williamson u shpreh se të dhënat dhe aktet e hetimeve të tij nuk mund të bëhen publike për momentin për shkaqe burokratike. Më konkretisht tha se Gjykata duhet të nisë punimet e saj, pasi dhe vetë Parlamenti Europian të fillojë punën normalisht. Mandati i Prokurorit Williamson në krye te Task Force të BE për këto hetime parashikohet të përfundojë më 23 Gusht, dhe me mbylljen e këtyre të fundit përgatitjet gjygjësore do të kryhen nga një tjetër prokuror i posaçëm.

Williamson paraqet sot raportin për trafikim organesh në Kosovë 
Sot rreth orës 10:30 në një konferencë për media në Bruksel, Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila i ka hetuar pohimet për trafikim organesh në Kosovë, ka njoftuar se prokurori Clint Williamson do t’i bëjë publike dhe para mediave gjetjet e këtij raporti. Ky raport, vjen pas një hetimi i cili ka zgjatur gati 3 vite, dhe ku ambasadori dhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, do të paraqesë raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it i cili qe miratuar nga Këshilli i Europës në Strasburg. Javën e kaluar, Williamson ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd ku është takuar me politikanë udhëheqës të të dy shteteve. Në Prishtinë ai u prit nga Presidentja e Kosovës, Jahjaga, si dhe u takua me ministrat në detyrë, Kuçin, Rexhepin dhe Çekun. Në Beograd, ambasadori amerikan u prit nga Kryeministri i Serbisë Vuçiç, si dhe nga Prokurori Special për krime lufte i Serbisë, Vekariç./KosovaPress/