Haxhinasto: 1 mijë karburante në 3700 km rrugë, vetëm 10 % me leje

240

TIRANE – “Ndryshimet në Kodin Rrugor po bëhen për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e aksidenteve”. Kështu deklaroi ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
 
“Masat e reja janë marrë për të rritur sigurinë në rrugë.  Vjedhja e sinjalistikës rrugore, kryesisht për shitje për skrap apo vendosja pa kriter e reklamave të biznesit, sot është një problem i madh që  ka ministria”, deklaroi Haxhinasto.
 
Një tjetër problem mbeten karburantet në anë të rrugëve, ku sipas statistikave në 3700 kilometra rrugë në Shqipëri janë 1000 pika karburanti, e vetëm  10% e tyre kanë leje për dalje në rrugë.
 
Për ministrin e Transporteve, është i domosdoshëm edhe testi psiko-fizik për drejtuesit e ardhshëm.
 
“60% e aksidenteve ndodhin si rezultat i fajit të drejtuesit të automjetit dhe gjendjes fizike të makinës”, theksoi ministri Haxhinasto në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.