Harta e re gjyqësore/ Vijon bojkoti i avokatëve për të katërtën ditë, çfarë pritet të ndodhë

144
Sigal

Vijon bojkoti i avokatëve në ditën e katërt, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Thuajse të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën e Tiranës dhe gjykatën e Posaçme janë shtyrë, përjashto masat e sigurisë.

Avokatët ende nuk kanë vendosur sesi do të veprojnë nëse argumentet e tyre nuk merren në konsideratë.

Ndërkohë KLGJ thotë se harta e re gjyqësore është zgjidhja më e mirë në kushtet e sistemit.

Sakaq, pritet miratimi i hartës nga qeveria.