“Hapi thesin” për krimet, ish-miku i Dumanit merret sërish në pyetje nga SPAK, policia blindon Prokurorinë e Posaçme

148
Sigal

Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, do të merret sot në pyetje nga SPAK.

Një makinë policie dërgon në SPAK të arrestuarin, ish-miku që çoi pas hekurave Nuredin Dumanin, që me rrëfimet e tyre tronditën botën e nëndheshme të krimit.

Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.