Guvernatori i BSH / Kufizimet anti covid do të përkeqësojnë ecurinë ekonomike

236
Sigal

Vendosja e kufizimeve për shkak të pandemisë do të ndikojë direkt në rritjen ekonomike në Shqipëri.

Në daljen e fundit për këtë vit kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko u shpreh se  pritshmëritë janë që të ketë një përkeqësim të treguesve ekonomikë për tremujorin e fundit.

Vendosja e kufizimeve dhe përkeqësimi i situatës epidemiologjike ka ndikuar në rënien e besimit të bizneseve. Po ashtu Banka Qendrore ka parashikuar një përkeqësim të nivelit të kredive të këqija gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkohë po diskutohet për një mundësi ristrukturimi të tyre në mënyrë që të mos krijohen probleme për bankat dhe kredi marrësit.