Grevë urie në burgun 302

1040
Sigal

Të paraburgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, prej dy ditësh refuzojnë ushqimin.

Burime për mediat thanë se shumica e të burgosurve kundërshtojnë rregullat e reja sipas të cilave nuk u lejohet më shume se 5 kg ushqim që u sillet nga të afërmit e tyre nga jashtë.

Greva ka qenë mes tensioneve edhe mesditën e sotme kur të gjithë të paraburgosurit nuk janë paraqitur në mensë për të konsumuar ushqimin që gatuhet në kuzhinën e burgut.

Ata kundërshtojnë cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve sqaron se këto masa janë për shkak të rregullave të reja për institucionet e burgjeve.