Të gjithë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi, ndalohen të hyjnë apo të dalin nga territori grek pa leje qëndrimi. Kështu thuhet në një njoftim të Komunitetit Shqiptar në Greqi të publikuar në rrjete sociale.
Sipas njoftimit ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 Mars 2024. Para kësaj date, emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi, ose ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja. Regullorja e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.























