Grabitje me armë në Krujë, plagoset pronari i stallës së bagëtive

349
Sigal

Tentativë grabitje në Krujë, grabitësit plagosin me armë pronarin e një stalle bagëtish.

Disa persona me maska dhe të armatosur, në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në një stallë me bagëti për të vjedhur.

Pronari i tyre, A.B., ka pikasur autorët, të cilin këta të fundit e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kamberas të Krujës.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.