Grabitet karburanti në Fier, çfarë deklaroi roja në polici

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një pikë karburanti është grabitur në Levan të Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:40 të mëngjesit, ndërsa sipas policisë ka qenë punonjësi i karburantit, shtetasi me inicialet T.S., deklaroi se përmes kërcënimit autorët i kanë marrë xhiron ditore.

NOA

Autorët kanë vjedhur rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”.

“Në datën 02.07.2018, rreth orës 04:40, në fshatin Levan, Fier, shtetasi T.S., punonjës në një pikë karburanti ka njoftuar se 2 të rinj, e kanë kanosur dhe i kanë marrë xhiron e natës, rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.