Gora feston- 101-vjetorin e pavarësisë

1431
Sigal

Më 28 Korrik 1912, këtu e 101 vjet më parë, në Gurin e Kamjes, Krahina e Gorës të Qarkut Korçë, u ngrit flamuri Kombëtar për Pavarësinë e Shqipërisë, nga 12 çeta patriotike me 800 luftëtarë, gorar e mokrarë, me në krye Kapedan Kajo Babijenin.

             ‘ GURI   I   KAMJES ,.

           ‘O moj krahinë, e bukura Gorë,

           Të urojmë ,gëzuar-101-përvjetorë.

Gora e Mokra, në Kamje u bë kuvendi.

Në krye të kapedanëve, printe Kajo Babijenji,

      Këtu tek Guri i Kamjes më 28 Korri 1912, një qind e një vjet më parë, çetat e Gorës, Mokrës dhe Oparit, me Flamurin kombëtar në ballë, u bashkuan për të luftuar  xhonturqit dhe për të çliruar Pogradecin.

       Lufta kundër pushtuesve osman dhe xhonturqve kishte 500 vjet që po vazhdonte, që  nga koha e Skënderbeut te lavdishëm që luftoi për 25 vjet rresht dhe fituan kundër hordhive turke. Por pas vdekjes së tij ata pushtuan përsëri Shqipërinë. Nga turq u bënë xhonturq, dmth  të rinj në formë, por në përmbajtje të parët. Xhonturqit me shtypjen e  kryengritjeve, që nga viti-1905 dhe me radhë 1906, 1909, 1910, 1911, e deri  më  1912,  nuk  arritën dot të  shuanin qëndresën e popullit shqiptar. Përvoja kishte treguar se fitorja e Lëvizjes Kombëtare që shkonte për herë e në  rritje mund të sigurohej vetëm duke u bashkuar forcat popullore në një kryengritje të vërtetë e të mirëorganizuar.

        Kërkesat ishin për amnistinë e përgjithshme, për lirinë e plotë të arsimit kombëtar  dhe shqip, krijimin e një administrate me nëpunësa shqiptar si dhe përdorimin e të  ardhurave për zhvillimin ekonomik e kulturor të popullit shqiptar. Përveç pushtimit osman, krahina e Gorës, Mokrës dhe Oparit, kërcënohej nga orvatjet e shteteve fqinj, për aneksimin e trojeve tona në verilindje të Shqipërisë.

      Gora dhe krahinat e tjera, mundën ti bënin ballë, burgosjeve, internimeve e plaçkitjes të qeveritarëve turq. Synimet e pushtusve ishin, copëtimi i Shqipërisë duke e mbështetur, me nënshkrimin e Traktatit të Shën- Stefanit më 1878, ku mjaft pjesë që ishin troje shqiptare, u aneksohej shteteve fqinjë, Maqedonisë, Jugosllavisë dhe Greqisë.

  Këto copëtime përfshinin, Pogradecin, krahinën e Gorës, e deri në Voskopojë. Vala e protestave kundër kësaj padrejtësie, qe e fuqishme nga populli i Gorës, që u ngrit i organizuar me armë në dorë. Këtu qe dhe ndikimi i Degës së Lidhjes së Prizrenit, që sapo ishte formuar në Pogradec. Programi i kësaj Lidhje pati ndikimet e veta në atë kohë. Shumë gorarë kundërshtuan urdhrat e kërkesat e administratës turke dhe nisi,-“Lëvizja  e  kaçakëve” që u kthye në një  rezistencë të rëndësishme të trojeve të Gorës. Mokrës dhe Oparit. Shumë patriotë morën armët në dorë, dhe arratinë nëpër male, luftonin me taksambledhësit e zyrtarët e administratës turke.

      Këto veprime kryheshin nëpërmjet çetave kryengritëse me kapedan  Kajo  Babjenin  në  krye, Shahin Matrakun nga Popçishti i Oparit dhe Ismail Derdusha e Malkë Zvarishti, etj…

         Çeta e kapedan Kajo Babjenit e kishte shtrirë veprimtarinë e saj luftarake në Gor- Opar, Mokër, Korçë , Pogradec. Kajua  kishte treguar vendosmëri e trimëri, pjekuri të  madhe, cilësi këto që i shërbyen shumë në kohën që drejtonte çetën, e cila mori dhe emrin e tij. Prandaj  fshatrat e Gorës, Mokrës dhe Oparit rrëmbyen armët dhe u  bashkuan me çetën e Kajo Babjenit, për të mbrojtur tokën amtare. Kapedan Kajua ishte  mjeshtër i dyfekut, luftëtar dhe komandant i aftë dhe i  zoti, por kishte dhe vështrim e  horizont politik. Në pranverën e vitit 1906, në fshatin Derdushë të Gorës, në shtëpinë e Tosun Dërdushës, u bë  një mbledhje e gjerë me përfaqësues nga e gjithë krahina e Gorës. Aty u propozua të formohej një Komitet i fshehtë krahinor i Gorës, në të cilën u zgjodhën 12 anëtarë, me në krye kapedan Kajo Babjenjin, e Xhelo Selca. Ndërsa në vjeshtën e vitit 1907, në  fshatin Zboq u organizua  një mbledhje e zgjeruar  me çetat  patriotike të Cerciz Topullit, Spiro Ballkamenit, Qemal  Panaritit, Kajo Babjenjit e  Ismail Dërdushës. Qëllimi i kësaj mbledhje ishte shtimi i çetave kryengritëse  në krahinë dhe  bashkëpunimi  midis  tyre. Ky u quajt  Kuvendi i Zbogjit.

Më 26 korrik 1912, kapedanët e Gores me  rreth 350 luftëtarë të armatosur nga e gjithë  krahina e Gorës, mblidhen tek Lisi i Gorarëve, pranë Gurit të Kamjes. Aty erdhën dhe  shumë atdhetarë nga Mokra, Pogradeci, Korça e të  tjerë, me  synimin për të çliruar qytetin e Pogradecit  nga Turqit. 28-korriku i vitit 1912, ishte evenimenti  historik, Drejtimin e sulmit mbi Pogradec, u bë nga kapedan Kajo Babijenji, dhe mbas disa luftimesh sporadike, garnizoni turk e lëshoji Pogradecin. Pas çlirimit të qytetit, kapedan Kajua theksoi “Lirinë e gëzofshi, por mendjen mos e flini, gjumi mos u zërë, armiqtë grekë e sllavë, nuk do na lenë kohë të rruajmë mjekrën”. 28 korriku i çdo viti Festohet si festa e Bashkimit të Gurit Kamjes.

          Kjo festë me interesimin e Shoqatës Gora, dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor. Komuna Dardhas, ka disa vite që organizojnë këtë festë, në Gurin e Kamjes.

                                        Ish-ushtarak  BEXHET  FEZOLLI