Goditi me sende të forta 23-vjeçarin, procedohet i riu në Vlorë

219
Sigal

Disa persona në Vlorë janë proceduar për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçari G.Rr është proceduar pasi në vendin e quajtur “Rruga e Aviacionit”, ka goditur me send të fortë për motive të dobëta, 23 vjeçarin K. L., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, shtetasit I. M., 66 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë, dhe shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në Plashnik, Berat, pasi në vendet e quajtura “Maja e Pirë” dhe “Lugu i Konjakut” , Delvinë, kanë kanosur me fjalë dhe kanë mbajtur me forcë kullotën e shtetasve E. Ç. dhe F. Gj.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Selenicë u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasi R. L., 22 vjeç, banues në Ramicë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin V. V., 56 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi  i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. V., 43 vjeç, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.