Presidenti Meta takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia, z.Noè Andreano.

272
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia, Noè Andreano. Ka qenë zoti Meta që ka postuar detaje nga takimi me kryebashkiakun italian.

Status i iplote..


Prita sot në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor, Kryetarin e Bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia, z.Noè Andreano.

Ishte një takim, që vinte pas 2 vitesh, nga vizita e zhvilluar në këtë komunitet arbëresh në nëntor të vitit 2019.
Ndamë me Kryetarin Andreano kujtimet e bukura dhe mikpritjen e ngrohtë të asaj vizite dhe vlerësuam lidhjen e fortë dhe të vazhdueshme të arbëreshëve me Shqipërinë.
Duhet të përkushtoheni më fort për të ndihmuar komunitetin arbëresh të vazhdojë të ruajë dhe të mbajë gjallë gjuhën, traditat dhe zakonet.
Një nga projektet, që diskutuam me Kryebashkiakun Andreano, janë vizitat e organizuara të nxënësve të shkollave të fshatrave arbëreshe në Shqipëri me qëllim njohjen e rrënjëve dhe të historisë së të parëve të tyre.
Vetëm duke krijuar lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme midis brezave të rinj të arbëreshëve dhe shqiptarëve do të ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë së mrekullueshme arbëreshe, një pasuri e vyer italiane, shqiptare por edhe europiane dhe botërore, që meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s.