Lajm i trishtë: Qëllohet për vdekje aktorja 22-vjeçare

339
Sigal

Jonshel Alexander, aktorja e njohur më shumë për paraqitjen në filmin e nominuar për ‘Oscar’ të vitit 2012, “Beasts of the Southern Wild”, u vra gjatë të shtënave në fundjavë në vendlindjen e saj Louisiana. Ajo ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare.

Policia tha se Alexander dhe një burrë u qëlluan brenda një automjeti të shtunën në New Orleans dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me makinë në spital për trajtim.

Në moshën 12-vjeçare, ajo luajti personazhin Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild”, një dramë e filmuar pranë Houma që tregon historinë e një komuniteti të varfër të Louisianas.

Filmi fitoi ‘Çmimin e Madh të Jurisë’ në ‘Festivalin e Filmit Sundance’ dhe u nominua për katër çmime ‘Oscar’, duke përfshirë ‘filmin më të mirë’.

Regjisori Benh Zeitlin reagoi i tronditur kur mësoi për vdekjen e saj dhe ka qenë në kontakt me familjen e të ndjerës gjatë tërë kohës.

Jonshel ishte fëmija më i vogël në familje sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo punoi si nikoqire në restorante dhe iu përkushtua kujdesit të vajzës së saj njëvjeçare, De-vynne Robinson.

Ndërkohë, hetuesit janë në kërkim të një personi për të shtënat dhe kanë kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion në lidhje me rastin.

ImageImageImageImage