Gjirokastër/ Shpërthen bombola e gazit, shtëpia përfshihet nga flakët

184
Sigal

Një banesë në fshatin Kolonjë të Bashkisë Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në furnelën e gatimit.

Sipas informacioneve të fundit nuk ka persona të lënduar veçse dëme të shumta materiale. Zonja e shtëpisë ishte duke gatuar, teksa ka shpërthyer bombola e gazit.

Menjëherë është lajmëruar reparti zjarrfikës ku po shkon në vendngjarje për të eliminuar flakët nga pjesa tjetër e banesës apo objekteve ngjitur me të.