Gjiknuri dhe Llatja/ Vijojnë fushatën në Katund të Ri: PS garanci për qytetin, alternativa përballë vë në rrezik zhvillimin e Elbasanit

99
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Katundit të Ri në njësinë Bradashesh, ku prezantuan projektet për 4 vitet e ardhshme të zhvillimit të Elbasanit.

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i PS-së në qark, u shpreh se vota për Gledian Llatjen dhe PS-në më 14 maj, është garanci për zhvillimin e qytetit.“Kur votoni për Gledin dhe Partinë Socialiste dhe këshilltarët e Partisë Socialiste keni votuar për një ekip, qoftë për Gledin, për Damianin dhe për të gjithë që këtë mos ta lëmë vetëm, por të jemi një nyje lidhëse mes interesave tuaja dhe interesit të institucioneve shtetërore me të cilat ju keni të bëni. Na jepni të drejtën morale për t’i çuar gjërat deri në fund. Ky është angazhimi im publik dhe unë këtë e dua me votën tuaj për Gledin dhe Partinë Socialiste”, tha ai.Gjiknuri nënvizoi se opozita kërkon që ta kthejë Elbasanin në një bunker politik për interesin e saj.Ai theksoi se falë binomit qeveri-bashki, janë një sërë projektesh të mëdha të cilat do të marrin jetë duke sjellë më shumë urbanizim dhe ekonomi për zonën.“Sa herë e ka marrë partia opozitare e ka kthyer bashkinë e Elbasanit në një bunker politik, ndërprerje komunikimi, vetëm zbatim i qendrës, i dyshes Berisha-Meta, martesë e re, zakone të vjetra. Këtu vihet në rrezik zhvillimi i Elbasanit. Elbasanit i duhet binomi i komunikimit bashki-qeveri që të funksionojnë gjërat, të ecin të gjithë gjërat e mëdha. Edhe ne pastaj të kemi ndihmë edhe për shumë gjëra të tjera. Prandaj them që vota në 14 maj ‘çimenton’ edhe këtë lloj binomi qeveri-bashki për të vazhduar projektet e mëdha që janë projekte të rëndësishme për Elbasanin, bajpasi, rehabilitimi i lagjes Kala për t’i kthyer identitetin qytetit, qoftë edhe shëtitorja, Auto Motoparku, të gjitha këto po sjellin zhvillim. Për ujësjellësin e ri me kanalizime janë 15 milionë euro që do investohen. Të gjitha këto janë projekte të qeverisë shqiptare”,- deklaroi Gjiknuri. Duke u ndalur tek alternativa përballë, Gjiknuri tha se ai është vetëm një riciklim i dyshes Berisha-Meta. Gjiknuri nënvizoi se pozicioni strategjik gjeografik i Elbasanit ofron një avantazh të madh për biznesin. Kryebashkiaku Gledian Llatja renditi disa prej projekteve të rëndësishme që po bëhen në bashkëpunim edhe me qeverinë, si për zhvillimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik, ashtu dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës. Kreu i bashkisë së Elbasanit u shpreh se kjo zonë do të kthehet në një nga destinacionet turistike.“Ne e kemi bërë Elbasanin pjesë të 100 qyteteve të BE-së për uljen e ndotjes së mjedisit, por edhe për qytetet e zgjuara, Smart City, është një nga projektet, misionet më të mëdha që ka BE, dhe është një project, i cili vazhdon deri në 2030. Shumë shpejt, brenda këtij mandati ne do të fillojmë dhe rikonstruksionin dhe ta bëjmë Ad Cuintum që kemi në Bradashesh, një nga destinacionet kryesore turistike të Via Egnatia, dhe gjithashtu t’i japim edhe vlerën e vet Manastirit të Shijonit dhe ta kthejmë atë në ditën që ka në qershor në një atraksion, në një festë të madhe për t’i dhënë një mundësi më të mirë zhvillimit ekonomik të gjithë Bradasheshit”,- u shpreh Llatja.