Gjetja e foshnjës së vdekur në valixhe, flasin fqinjët e familjes në Korçë: Nëna është me probleme të shëndetit mendor, nuk dinim gjë që ishte shtatzënë

164
Sigal

Fqinjja e familjes në Korçë, ku u gjet e vdekur në valixhe një foshnjë e porsalindur, zbulon përmes një interviste për media detaje nga ngjarja e rëndë. E moshuara deklaron se gruaja që dyshohet se ka future në valixhe foshnjën e saj është një person me probleme të shëndetit mendor.

Ajo shton gjithashtu se nuk ka informacion nëse gruaja ka qenë shtatzënë këto kohë.

“E sëmurë shumë e sëmurë është e gjora. Nuk e di nëse ishte shtatzënë. Të vërtetën unë nuk e di. I shoqi rri në Greqi. Vete vjen, këtu ishte.

Ajo ka një djalë, por dhe atë nuk e ka mirë. Nuk e di çfarë ka bërë, pse të gënjej. E vërteta del, por unë nuk e di”, tha fqinjja.

Kujtojmë se foshnja u gjet e vdekur në banesë nga bashkëshorti i gruas. Burri kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte konstatuar erë të rëndë në dollap, por pa qenë fillimisht në gjendje ta përcaktonte shkakun, deri në momentin që e zbuloi këtë të hënë, foshnjën e vdekur në valixhe.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij, pasi ai kishte rreth një vit që ndodhej në emigracion. Ndërkohë që çifti ka edhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.