Gjendet i pajetë një 60-vjeçar pranë kufirit shqiptaro-grek

Një person i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të kufirit shqiptaro–grek mbi fshatin Ponçarë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.

Sigal

Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60 vjeçar dhe më pas hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.