Shoqata e të verbërve protestë përpara kryeministrisë: Mos na diskriminoni

46
Sigal

Shoqata e të verbërve ka dal paraditen e sotme në protestë përpara Kryeministrisë në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Shkopit të Bardhë. Pjësëmarrësit kanë marshuar nga Pallati i Kongreseve duke thirrur në bulevard për mbështetje ndaj të drejtavë të tyre.

Kërkesat e tyre lidhen me ndryshime në ligjin për taksën e pronës dhe mosdiskrimin nga institucionet.

Kërkojmë që ligji për taksën e pronës, personat e verbër të kenë drejtat e tyre, kërkojmë mos të diskriminohemi nga institucionet.  Nuk jemi të verbër ndaj të drejtave tona”-tha një prej protestuesve.

Protesta filloi në orën 10:00 te Kryeministria, ku u mbajtën disa fjalime. Më pas protestuesit me pankarta në duar marshuan drejt Bashkisë së Tiranës.