Shqipëria shënon 89 të prekur, vetëm sot 13 raste të reja

64

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shënuar një rritje graduale që nga 9 marsi, kur u konfirmua rasti i parë me këtë virus. Sot kur jemi në javën e dytë të masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend shënohen edhe 13 raste të reja.

SHPERNDARJA E RASTEVE SIPAS QYTETEVE
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Tirana është tashmë epiqendra e virusit, e ndjekur nga Fieri.