Baba Mondi uron besimtarët: Do lutemi që Shqipëria ta largojë këtë të keqe, mesazhi i fortë për politikanët

370
Sigal

Kryegjyshi i Bektashinjëve, Baba Mondi ka dërguar një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit.

“Hapni sytë se kjo botë është gënjeshtër. Për herë të parë pas vitesh nuk jemi bashkë. Po në komunizëm nuk ishte e njëjta gjë? Jo! Nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë. Edhe të ndarë fizikisht do të jemi të bashkuar shpirtërisht sot e mot. Do lutemi që Shqipëria jonë e vogël që ta kalojmë sa më lehtë. Lutemi që politikanët se janë njerëz të zakonshëm dhe do të marrin ndëshkim saherë që mendojnë për pasurinë e tyre duke lënë pas nevojat tona. Kemi një vend të bekuar që na e ka falur zoti. Motra dhe vëllezër, të festojmë. Sulltan Novruzi të na largojë këtë të keqe dhe të na fali paqe. Zoti iu bekohtë! Amin!”-tha Baba Mondi.