Gjendet i pajetë në rrugë një person në Tiranë, policia jep detajet e para

223
Sigal

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në rrugë në kryeqytet, ndërsa dyshohet si pasojë e një ataku kardiak.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në afërsi të ish-Parkut të Autobusave, ndërsa viktima ka inicialet D. K..

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.