Gjendet i pajetë në makinën e tij një 24-vjeçar, detajet e para

174
Sigal

Një 24 vjeçar është gjetur i pajetë në mjetin e tij në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me inicialet J.C

Dyshohet se i riu ka humbur jetën nga një atak kardiak. Por blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur deri në fund shkakun e vdekjes.

Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç.

Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.