Gjenden pa jetë një çift të moshuarish në Tiranë

167
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.

Një person me iniciale M.M. ka gjetur të pajetë në banesë gjyshërit e tij. Sipas policisë njëri prej tyre S. M., 80 vjeç dyshohet se është vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij ka humbur ndjenjat.

Stafi i ambulancës që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se të dy ata kanë ndërruar jetë.

Njoftimi:

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).

Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.