Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi udhëtimin trajnues me gazetarët e ekonomisë

155
Sigal

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e OTP Bank Albania, organizoi në datat 17 -19 qershor 2022, veprimtarinë e përvitshme me gazetarët ekonomikë. Kjo veprimtari është konceptuar si bashkëbisedim i hapur i përfaqësuesve të dy sektorëve përgjatë një udhëtimi edukues, njohës, dhe informues. Tematika kryesore kësaj here ishte digjitalizimi. 18 gazetarët e ekonomisë, që morën pjesë, patën mundësi të njihen me çështjet kryesore të sektorit bankar dhe sfidat rreth tyre, si dhe të shohin nga afër vënien në zbatim të disa praktikave të Grupit OTP në zyrat qendrore në Hungari.

AAB dhe bankat anëtare mbeten të angazhuara në ndihmesën dhe kontributin e tyre për edukimin financiar të përfaqësuesve të medias me qëllim të saktësisë, paanësisë dhe transparencës në përcjelljen e lajmit dhe informacionit ekonomik.