Berisha: Krimineli Artan Lame zbuloi projektin, qeveria do përvetësojë pronat e shqiptarëve

66
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë pasdite se qeveritarët ditën dhe natën vetëm falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumente. Berisha komentoi deklaratën e kreut të kadastrës Artan Lame, i cili tha se ka probleme në zonat në zhvillim e sipër.

Sipas Berishës, Lame tregoi qartë projektin e qeverisë për të vjedhur dhe faktoi se është kriminel i përmasave të paimagjinueshme.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se në vitin 2013 në Kadastrën e Tiranës është lënë çdo gjë e digjitalizuar. Sakaq, kreu i PD deklaroi se Lame e tha hapur se kanë një projekt për të përvetësuar pronat e shqiptarëve.

Para tre ditësh doli shefi i kadastrës Artan Lame në televizion. Renditi me dhjetëra probleme me të cilat tregonte se kadastra nuk ekziston më, se tapitë fabrikohen te Rruga e Kavajës.

Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme.

Zbuloi një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për tu vërsulur mbi pronat e qytarëve shqiptarë, por jo, arkiva digjitale është intakte.

E certifikuar nga BB si një nga veprimtaritë më të suksesshme dhe është bërë në fakt nga një grup IT shqiptar.

Fatmirësisht miqtë e mi ai kishte në epiqendër kadastrën e Tiranës, ai projekt. Nuk është e gjithë Shqipëria, kto, është gjithçka digjitale.

Artan Lame tregoi projektin që kanë për të përvetësuar pronat e shqiptarëve. Probleme të mëdha tha ka në zonat në zhvillim e sipër.

Asnjë problem nuk ka kadastra ju garantoj me përgjegjësi të plotë, përveç problemit që qeveritarët duan të vjedhin.

Filluan me djegien e dokumenteve në Sarandë, prisni kur të vazhdojë në të gjithë bregun.”-tha Berisha.