Gjarpri pickon 4-vjeçaren, vogëlushja niset me urgjencë drejt Tiranës

215
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Sarandë. Një fëmijë 4 vjeç është pickuar nga një gjarpër dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Mësohet se vajza 4-vjeçare kishte shkuar te gjyshja, në fshatin Bamatat, dhe ka qenë duke luajtur mes pemëve, kur është pickuar nga gjarpri në këmbë.

 

Vogëlushja është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.