‘Gëzuar Pashkën e Madhe!’ Tedi Blushi: Mbas 11 majit do të marri zgjidhje urgjente çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve fetare

57
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi mbajti një fjalim në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’ në Tiranë. Blushi i uroj të gjithë besimtarëve Ortodoksë, Katolikë dhe atyre Ungjëllor urimet më të përzemrëta, gjithashtu cilësoi se mbas 11 majit do të marri zgjidhje urgjente çështja e kthimit dhe kompesionit të komunitetve shqiptare.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisës së Lirisë, Z. Tedi Blushi, pas vizitës në katedralen “ Ringjallja e Krishtit”:
“Krishti u Ngjall”
Ishte kënaqësi që së bashku me drejtuesit e Partisë së Lirisë, në emrin tonë, por edhe të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, të përcillnim dhe të ndanim së bashku me Fortlumurinë e tij, Imzot Joanin dhe të gjithë besimtarët Ortodoksë, por edhe ata Katolikë dhe Ungjëllor, urimet më të përzemërta.
Gëzuar Pashkën e Madhe!
Shëndet , mbarësi dhe begati në cdo familje shqiptare.
Më lejoni të theksoj se Pashka nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një dëshmi e triumfit  të padiskutueshëm  të dritës ndaj errësirës, të jetës mbi vdekjen, të së mirës ndaj së keqes dhe gjithashtu jam i bindur se Pashkët e ardhshme  do të na gjejnë më mirë.
Dhe më lejoni gjithashtu të theksoj se mbas 11 Majit, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve fetare do të marri një zgjidhje urgjente njëherë e përgjithmonë, jo vetëm si detyrim Kushtetues, por edhe si një mundësi për rimëkëmbjen e mëtejshme të Institucioneve Fetare.
Faleminderit!