Farsa e 11 majit/ Berisha me Antonio López: Mirënjohje CDI-së për rezolutën e miratuar në Abixhan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një foto me Antonio López-Istúriz White, sekretar ekzekutiv i CDI, gjatë takimeve në Bruksel.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson mirënjohjen e PD për mbështetjen e CDI-së ndaj PD-së në tërësi dhe për rezolutën e miratuar në Abixhan nga CDI, që dënon farsën elektorale të 11 majit 2025.

NOA

Me mikun tonë të shquar, Antonio López-Istúriz White, sekretar ekzekutiv i CDI, i shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e CDI-së ndaj PD-së në tërësi dhe për rezolutën e miratuar në Abixhan nga CDI, që dënon farsën elektorale të 11 majit 2025’, shkruan Berisha.