Gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, arrestohet 33 -vjeçari në Pogradec

59
Sigal

Një 33- vjeçar është arrestuar nga policia pasi posedonte lëndë narkotike në Pogradec.

Ai nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndalur dhe ka gëlltitur sasinë e drogës që posedonte.

Policia e ka dërguar në spital, ku 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.  33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.