Çfarë është “konfuzioni metabolik” dhe si ndikon në humbjen e peshës

78
Sigal

Kur bëhet fjalë për dietat dhe strategjitë e humbjes së peshës, alternativat janë vërtet të pafundme. Nga detokset dhe pastrimet tek oraret e “fasting” dhe numërimi i kalorive, ndonjëherë mund të jetë sfiduese për të mbërritur në peshën ideale. Një metodë e përzier është ajo që njihet si “konfuzioni metabolik” dhe që synon pikërisht ngatërrimin e metabolizmit me nivelin e përditshëm të kalorive.

Çfarë është “konfuzioni metabolik”?

Çfarë është “konfuzioni metabolik” dhe si

FOTO: SHUTTERSTOCK

Konfuzioni metabolik quhet gjithashtu “zhvendosje kalorish”! “Me fjalë më të thjeshta, kjo ndodh kur ju alternoni ditët me kalori të larta me ato me kalori të ulëta,” thotë nutricionistja Lena Bakoviç. “Mendohet se kjo ndikon në funksionin metabolik (rrit dhe ngatërron metabolizmin) për shkak të mospërputhjes së kalorive të konsumuara çdo ditë.”

Çfarë ndodh me trupin kur filloni të ulni kaloritë

Çfarë është “konfuzioni metabolik” dhe si

FOTO: SHUTTERSTOCK

Së bashku me zhvendosjen e kalorive, ky stil i të ushqyerit kërkon që të bëni ushtrime të rregullta. Hulumtimet e publikuara në “International Journal of Preventative Medicine” tregojnë se ndjekja e një diete që ndryshon kaloritë (CSD) mund të çojë në humbje peshe dhe yndyre. Katër javë pas ndjekjes së regjimit CSD, pjesëmarrësit e studimit pësuan humbje të konsiderueshme në peshë, pasi ndjenjat e ngopjes u rritën dhe uria u zvogëlua.

A është ky stil i të ushqyerit i sigurt dhe i qëndrueshëm për humbje peshe?

Gjatë procesit të konfuzionit metabolik, krijohet një deficit kalorish ndërsa kaloni midis ditëve me kalori të ulëta/larta dhe bëni vazhdimisht ushtrime në palestër ose në shtëpi. Studimet tregojnë se një dietë me kalori të ulëta përfshin konsumimin e rreth një mijë deri  1500 kalori ditore, me një deficit prej 500 deri në 750 kalori ditore që rezulton në humbje peshe.

“Konfuzioni metabolik mund të mos jetë i qëndrueshëm sepse është mjaft kufizues, ashtu si shumë dieta të tjera të famshme,” thotë nutricionistja. “Sidoqoftë, unë do të sugjeroja një model diete që promovon ekuilibrin, shumëllojshmërinë dhe marrjen e të gjitha lëndëve ushqyese, por në sasi të moderuar,” përfundon ajo.