Gazheli takon Lu, merr mbështetje kundër pastrimit të parave

548
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Gent Gazheli ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e SHBA në Shqipëri Donald Lu.
Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i institucionit që Gazheli drejton me autoritetet amerikane në funksion të parandalimit të Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ne fjalen e tij Gazheli i shprehu Ambasadorit Lu vlerësim për punën e bërë deri më tani nga ana e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Nga ana e tij Donald Lu, shprehu po ashtu mbështetjen e mëtejshme për rritjen e kapaciteteve të këtij institucioni si Njësia e Inteligjencës Financiare në Republikën e Shqipërisë.
Sigal