Minimumi jetik në Shqipëri për vitin 2015, 16 mijë lekë në muaj për frymë

501
Sigal

Minimumi jetik në Shqipëri për vitin 2015 ka qenë 16 mijë lekë në muaj për frymë. Kjo shifër u bë publike nga Avokati i Popullit Igli Totozani gjatë prezantimit të studimit.

Totozani: Nga përllogaritjet e kryera, minimum jetik për frymë  në 2015 rezulton të jetë 16 mijë lekë të reja në muaj. 7089 lekë në muaj për shpenzime ushqimore dhe 8913 lekë në muaj për shpenzime ushqimore. Në ndryshim nga studimet e tjera mbi nivelin e minimumit jetik vlera e përcaktuar nga ky studim merr në konsideratë edhe aspekte sociale dhe tendencat e konsumit në vendin tonë. Vlera e minimumit jetik përbën edhe bazën mbi të cilat duhet të llogariten pagat, ponsionet sociale, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë dhe pagesa e papunësisë.  Kuptohet duke bërë edhe rregullimet e nevojshme në lidhje me numrin e pjesëtarëve të familjes, numrin e të punësuarve prej tyre, pjesëtarët mbi dhe nën moshën e punës, asetet që zotëron familja e tij.

Totozani tha se ky nivel i minimumit jetik në Shqipëri luhatet përafërisht në të njëjtatat nivele me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Totozani: Minumimi jetik i llogaritur prej 16 mijë lekë në muaj për frymë në Shqipëri vërehet se luhatet përafërsisht në të njëjtat nivele me vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me Serbinë dhe Maqedoninë. Kjo ngjashmëri me vendet e Rajonit rrit kredibilitetin e vlerës së përllogaritur nga ky studim. Me qëllim për t’u siguruar individëve një jetesë me dinjitet do të ishte e nevojshme ngritja e konceptetit mbi nivelin e minimumit jetik me atë të standardi jetese të arsyeshme që plotëson nevojat fizike, psikologjie dhe sociale të një personi. Me këtë nuk dua të them që shteti ti garantojë një personi një nivel luksi, por gjithashtu as nuk nënkuptohet se një person duhet të jetojë vetëm në nivelin e mbijetesës.