Gazeta Telegraf/ “Detyrim paraqitje” për dy mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’

460
Sigal

Jepet masa e sigurisë për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për 2
mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’, duke caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi 45 ditë burg për dy
mjekët, të cilët u ndaluan për vdekjen e gruas shtatzënë së bashku me
foshnjën e saj 9-muajshe.

Ndërkohë,
mjekë e infermierë të maternitetit ishin mbledhur përpara gjykatës për t’u
solidarizuar me kolegët e ndaluar, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka, mbi të cilët
rëndon akuza e mjekimit të pakujdesshëm.