Gabimi me taksat e makinave dhe faji i pushtetarëve

524
Sigal

Publikimi i listës së politikanëve dhe pushtetarëve të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor  për mospagimin e taksave të automjeteve krijojë një tronditje tek vetë politika duke u treguar atyre se askush nuk mund të jetë më i mbrojtur dhe se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë. Por mospagesa apo harresa e pagesës së taksës nga politikanët është një gjë shumë herë më e vogël në krahasim me atë çfarë fshihet pas asaj liste, e cila ne dukje mendohet se kaloje lehtë. Mos pagesa në kohë do i penalizojë ata të cilët nuk kanë paguar detyrimet për t’i paguar me kamatë dhe deri këtu gjithçka është e pranueshme. Por më e rënda dhe më e turpshmja ka të bëjë më faktin që një pjesë e deputetëve dhe pushtetarëve ua kanë lënë në përdorim automjetet te tretëve duke i “shitur”, por jo me akte noteriale. Arsyeja e mos shitjes me akte noteriale bëhet për t’i shpëtuar pagesës së doganës pasi të gjithë këta pushtetarë i kanë futur automjetet në kohën kur në fuqi ishte ligji për doganën e automjeteve. Në këtë mënyrë ligji thoshte se deputetët dhe një grup funksionarësh të lartë nuk paguajnë doganë për automjetet e tyre, por nëse ata duan ta shesin do paguhet edhe dogana. Kjo është arsyeja që një pjesë e makinave të ish zyrtarëve të lartë posedohen nga të afërm, por edhe element kriminalë që ua kanë paguar me para në dorë automjetet pushtetarëve. Ajo që është më e rëndësishme dhe meriton të merret si shembull është rasti i Ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, i cili kërkoi ndjesë me faturat e paguara në një konferencë shtypi të veçantë dhe sqaruese. Nëse ky shembull do të pasohej edhe nga të tjerët do ishte një arritje dhe fitore për demokracinë. Por Olldashi mbeti i vetëm dhe një shëmbull model që tregojë se njeriu gabon, por e rëndësishmja është të reflektosh. Për të tjerët që heshtën dhe u fshehën skutave, ky gabim është kthyer në faji dhe faji është i dënueshëm. E.M

Reagimi i ministrit Sokol Olldashi: Ndjesë, shkujdesje njerëzore

Shtypi publikoi sot një liste personash që figurojnë të mos kenë paguar detyrimet e tyre fiskale për automjetet private. Në listën e bërë publike në mënyrë transparente nga një institucion i varësisë së Ministrisë së Transporteve,  figuron edhe emri  i Sokol Olldashit, i cili nuk ka paguar detyrimet për automjetin e tij Peugeot 307, me targë TR 0003 N, në përdorim të bashkëshortes së tij. Detyrimi i papaguar, ndryshe nga ç’është raportuar në disa gazeta, i përket vetëm një viti, pra vitit të sapombyllur 2012. (bashkëngjitur keni kopje të faturave për detyrimet e shlyera të vitit 2011) .Ministri Olldashi kërkon publikisht ndjesë për këtë fakt i cili është thjesht një shkujdesje njerëzore që, gjithsesi, nuk duhet të kishte ndodhur. Sot në mëngjes ai ka paguar në zyrën e taksave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Prezë detyrimin e prapambetur për vitin 2012 në vlerën 6.348 lekë. Duke kërkuar edhe një herë ndjesë për këtë pakujdesi, ministri Olldashi siguron se kjo nuk do të ndodhë më.