Furgoni del nga rruga, përplas në trotuar dy këmbësorë

175
Sigal

Dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur jashtë rrezikut për jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:00, një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit tip furgon dhe ka përplasur dy këmbësorë 60 dhe 23 vjeç.

Të plagosurit u shoqëruan për në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.