Ballina Aktualitet Fshihte në banesë pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Patos

Fshihte në banesë pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Patos

24
Sigal

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi fshihte në banesë pistoletë dhe municion luftarak.

44-vjeçarit, të  identifikuar si Artan Hoxhallari, iu gjet gjatë kontrollit 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të.

Njoftimi: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Hoxhallari, 44 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.