Fshehu vetëvarjen e gruas/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin

168
Sigal

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 56-vjeçarin Shefqet Lika, i akuzuar se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij Shahe Lika. I arrestuari  ka mohuar akuzën para gjykatës ndërsa avokai ka kërkuar kryerjen e një ekspertize psiqike. Prokuroria dyshon se, bashkëshorti ka qenë shkaktari i ngjarjes së rëndë si pasojë e debateve të vazhdueshme me gruan

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve 56 vjeçarin Shefqet Lika i akuzuar nga prokuroria për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika.

Prokuroria bëri me dije se 56 vjeçari ka tentuar ta fshehë krimin e rëndë duke e paraqitur ngjarjen si vdekje natyrale.

Por i pandehuri dhe avokati, i tij kanë mohuar në sallën e gjyqit përfshirjen në vetëvrasje. Avokati pretendoi në Gjykatë se i arrestuari ka probleme te shëndetit mendor dhe kërkoi kryerjen e një ekspertize psiqike.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kamëz, ndërsa u zbulua nga familjarët e të ndjerës, të cilët kërkuan që të kryhej eksperiza e trupit për shkakun e vdekjes.

Pasi u vertetua se vdekja kishte ardhur si pasoje e vetvarjes 56 vjecari ka treguar para efektiveve se kishte frikë ta denonconte ngjarjen pasi nuk do e besonin.

Hetuesit, morën në pyetje familjarë të viktimës, të cilët zbuluan se Shahe Lika prej vitesh ishte në konflikte jo vetëm me bashkëshortin, Shefqetin, por edhe me motrat e tij.

Tri javë më parë për shkak se të dhunës fizike gruaja oshte larguar nga shtëpia dhe u vendos tek e motra që jetonte gjithashtu në Kamëz.

Një ditë para se të vetëflijohet u kthye në shtëpinë e saj, ku dyshohet se ka pasur debate të forta me bashkeshortin.

Mesditën e së dielës ajo u gjet e varur ndërkohë që Shefqeti nuk njoftoi as policinë dhe as familjarët.

Policia dyshon se gruaja e sëmurë shkoi drejt vetëflijimit për shkak të dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti që njihej si përdorues i alkoolit.