Fshehu dënimin në Greqi, SPAK-u kërkon një vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës

107
Sigal

SPAK-u ka kërkuar një vit burg për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Ai akuzohet se fshehu problemet që kishte pasur me drejtësinë në Greqi, ku kishte pasur një dënim të vjetër prej një viti burg.

Sipas burimeve, Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancen e sotme, por është përfaqësuar nga avokati i tij.

Kujtojmë se Qerimaj u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, por KQZ nuk pranoi që t’i hiqte mandatin atij, gjë që bëri që PD-në ta padiste në SPAK.

Pas dy javësh pritet të jetë seanca e vendimarrjes nga Gjykata e Posaçme.