Jeton Muçollari: Dikur shqiptarët mbeteshin peng të parave me fajde, sot të kompanive financiare

33
Sigal

 

 

Kompanitë fitojnë dhe kur kanë debitorë. Ata nuk humbasin asgjë se kanë ligjin, kurse ti mbetesh peng përjetësisht. Një peng pa mbrojtje ligji, që do humbasësh gjithåka ndoshta jo shpejt e menjëherë, por ndër vite.

 

Evolimi i skemave grabitqare sot dhe atëherë

Kur toka nuk  ksihte prodhim, familjet e varfwra merrin borxh te tw pasurit pwr bukws e gojws.

Mirëpo kjo shumë u bë e konsiderueshme dhe fajdexhiu nuk u jepte më lekë pa dorëzuar borxhin e mëparshëm. Kurse sot shtresat e vafwra vidhen nga Kompanitë Financiare që operojnë në treg, ku duket se ato nuk ndryshojnë shumë nga ajo kohë, por më të sofistikuara duke i përshtatur kohës e më të mbrojtura ligjërisht nga shteti.Sot për sot janë rreth 39 kompani financiare të lishensuara nga Banka e Shqipërisë

 

 

 

Som

 

Me kredinw që mund të marrësh kredi vetëm me dokument identifikimi, të japin përpara një vandak me letra, me një shkrim gati mikroskopik për t’i firmosur në çdo fletë, e nuk e kupton kush se në cilat rreshta fle lepuri i madh, që ti nesër mbetesh peng i shoqërisë financiare nëse nuk paguan në kohë këstet e kredisë apo mbetet një pjesë e vogël pa e likujduar.

 

Som

 

Përqindja e fitimit, komisionet e tyre dhe kamatvonesat janë tejet të larta, por nuk janë të paligjshme, pasi do kishin pasoja ligjore për këtë. A është e drejtë kjo? A duhet që shteti të veprojë sa më shpejt, që të vendosë një lloj kufiri maksimal të përqindjes së dhënies së kredisë? Po kështu dhe në rastet e kamatvonesave, të cilat janë disa fish më të larta se ato të bankave. Mirë do të ishte që të ekzistonte edhe ndonjë kriter më shumë me qëllim uljen e numrit të debitorëve, por dhe mosvarfërimit të mëtejshëm të familjeve shqiptare. G

 

 

Si fillim po tregoj një ngjarje reale nga kohët e largëta, përtej një shekulli. Ngjarja më ka mbetur në mëndje për egërsinë e shfrytëzimit të njeriut, që nuk ndryshon shumë nga ajo që Kompanitë Financiare operojnë sot në treg. Ngjarjen ma ka treguar vjehrri vite më parë. Një burrë i urtë e fjalëpakë, por me shpirt të pasur e shumë i vuajtur.

“Gjyshi dhe vëllai i tij, tregonte ai, – jetonin bashkë në një shtëpi, si shumë familje të tjera me disa kurora, kjo për të përballuar jetesën me punët e vështira në fshat. Por toka e pakët që kishin dhe e varfër, bënte që të mos prodhonin bereqet për gjithë vitin. Kjo i detyronte të merrnin borxh tek më të pasurit, për bukën e gojës, që të mos vdisnin urie. Ata kishin marrë para me fajde tek familja më e pasur e fshatit, mirëpo kjo shumë u bë e konsiderueshme dhe fajdexhiu nuk u jepte më lekë pa dorëzuar borxhin e mëparshëm. Kamatvonesat e kishin mbytur shumën e marrë disa herë. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të larë borxhin, përveçse të merrnin rrugën e mërgimit në Stamboll, metropoli i botës atëherë, ose punë pa pagesë tek fajdexhiu. Kjo e fundit presupozonte vdekjen e gjithë familjes nga uria, pasi nuk kishin tjetër njeri për punë. Ikën në Stamboll me mendimin se mund të fitonin diçka më tepër se borxhi. Atje ndenjën disa vite duke bërë punë të ndryshme. U kthyen kur menduan se kishin bërë aq lekë sa të lanin borxhin dhe pjesën tjetër për të blerë ndonjë copë tokë më prodhuese për të përmirësuar jetën. Kishin harruar se borxhi ishte dyfishuar, apo trefishuar gjatë kohës që ata ndenjën në emigracion. Jo vetëm që nuk u ngeli asnjë lekë për vete, por i mbetën fajdexhiut dhe 2 mexhide borxh.

Ai e dinte se ata nuk kishin lekë për t’i larë borxhin më pas, ndaj beu fshatit vendosi të mbajë peng për punë pa pagesë vëllanë e gjyshit 6 vjet”. Ngjarjen ma tregonte vjehrri me aq dhimbje sikur të kish qëne vetë ai protogonisti i ngjarjes. Lotët i rrëshkisnin faqeve me rrudha të thella nga vuajtjet e jetës. Ai nuk dinte ta shpjegonte saktësisht se sa vlerë kishin dy mexhide të asaj kohe, por e dinte fare mirë se ishin shumë pak, ndoshta sa një apo dy muaj pune, por kurrë 6 vjetë peng. Ishte padrejtësi e madhe, por nuk kishin ku të ankoheshin, as të përballeshin me forcë.

Duke hulumtuar në internet, gjeta se një lirë osmane [£] të asaj kohe ishte e barabartë me katër mexhide. Ndërsa një lirë osmane [£] përfaqësone 6,6 gram flori ose 99 gram argjend. Duke bërë konvertimin me çmimin e floririt sot, i cili nuk është më shumë se 60 euro grami, do të thotë se personi ka ndenjur peng 6 vjet punë tek fajdexhiu për 120 euro. Pra vetëm10 ditë punë, e detyruan 2190 ditë; 200 herë më shumë. Se sa zemërgur ka qenë fajdexhiu, kuptohet nga kjo ngjarje e largët. Jo kaq egërsisht, por kështu përfundonin të gjithë ata që merrnin para me fajde atë kohë, duke mbetur pa tokë, burimin kryesor të të ardhurave, pa gjë të gjallë, ndoshta dhe pa shtëpi ndonjëherë. Dhe kuptohet se sa thellohej varëria më pas.

Le të kthehemi sot, tek Kompanitë Financiare që operojnë në treg, duket se ato nuk ndryshojnë shumë nga ajo kohë, por më të sofistikuara duke i përshtatur kohës e më të mbrojtura ligjërisht nga shteti.

Në mediat shqiptare, gazeta, rrjete sociale dhe portale, gjejmë reklama të dhënies së kredive vetëm me dokumentin e identifikimit, pa koleteral. Këto reklama janë vërtet joshëse për të gjithë, por sidomos për shtresat e varfëra si dhe këdo tjetër, që do të blejë një mall të caktuar në treg, apo për të larë një borxh tjetër, që të rëndon prej kohësh sa mali. Edhe grupe të rinjsh që rreken nga dëshira të mëdha, por me mundësi të pakta, edhe pse dinë diçka më shumë për kushtet e përqindjet e larta, nuk i rezistojnë dot karameleve të reklamave. Shumë nuk i dinë saktësisht pasojat e mëdha që vijnë nëse nuk paguan në kohë këstin e kredisë, por edhe kur i dinë, nevoja për lekë shtyjnë këmbët e mpira të njeriut hallexhi dyerve të kompanive, si drejt zotit, për të gjetur shpëtimin e momentit. Si për çudi aty të presin zonjusha simpatike me buzëqeshje të ëmbël e fjalë të bukura që ta heqin dhe atë pak dyshim gërryes që ke para se të shkelësh tek zyra. Natyrisht që gëzimi shumëfishet kur merr lekët se ke gjetur zgjidhjen e duhur si me magji, por pas mjaltit që është shumë pak, si mollësheqeri, që pas cipës së bukur e të sheqerosur del molla e thartë, që është më mirë ta flakësh tutje se sa të vazhdosh ta konsumosh më tej. E megjithë këto pasoja jo të vogla, shumë vazhdojnë të frekuentojnë dyert e këtyre kompanive. Sot për sot janë rreth 39 kompani financiare të lishensuara nga Banka e Shqipërisë, dhe një numër shumë më i madh që nuk u është rinovuar lishenca.

Që mund të marrësh kredi vetëm me dokument identifikimi, tashmë e dinë të gjithë, por problemi është se me çfarë kushtesh dhe çfarë pasojash ke më pas. Në çdo zyrë që të paraqitesh sado e vogël të jetë kredia, të japin përpara një vandak me letra, me një shkrim gati mikroskopik për t’i firmosur në çdo fletë. Por edhe sikur shkrimi të jetë më i lexueshëm kush e kupton aq lehtë se në cilat rreshta fle lepuri i madh, që ti nesër mbetesh peng i shoqërisë financiare nëse nuk paguan në kohë këstet e kredisë apo mbetet një pjesë e vogël pa e likujduar. Arsyet e vonesave mund të jenë edhe nga pamundësia, por edhe nga naiviteti. Madje ka edhe nga ata që mendojnë se, po qe se mbyllin numërin e telefonit duke mos i vajtur njoftimi, do i shpëtojnë darës shtërnguese të kredidhënësit. Ata nuk e kuptojnë se kjo neglizhencë e pagesës me vite është si një top i vogël bore që rrëshqet tatëpjetës e merr me vete borë tjetër duke u bërë ortek i madh, që shkatërron çdo gjë që gjen përpara. Ato pak lekë kështu bëhen ndër muaj e vite duke të të zaptuar tokën, shtëpinë a mjete të tjera, nga zyra e përmbarimit edhe pse nuk ke vënë asgjë peng në fillim të marrjes së kredisë. Po edhe sikur të mos kesh asgjë, qoftë dhe në bashkëpronësi me pjestarë të tjerë, që zyra e përmarimit të veprojë, mafton moslejimi për të kaluar jashtë shtetit do ishte masë shumë e rëndë. Ke mbetur peng i përjetshëm dhe i izoluar njëkohësisht.

Raste të shumëfishimit të kredisë në pak vite, dhe sekuestrimit të pasurive në bashkëpronësi kemi parë në media tek emisionet investigative, por kjo është maja e ajzbergut pasi ka shumë që përsëritin kontratat me shoqëritë financiare për t’i paguar në një kohë tjetër duke pranuar dhe barrën e rëndë të kamatvonesave e shërbime të tjera, që i ngarkon kompania për çdo lajmërim.

 

Natyrisht që ata veprojnë brenda rregullave, pasi ligji është bërë i tillë të mos humbasin të paktën ligjërisht. Dhe me të drejtë drejtuesit e këtyre shoqërive mund të thonë se ç’faj kemi ne kur ka kërkesa të shumta. Sigurisht që shoqëritë janë fitimprurëse dhe operojnë me parimin e kërkesë- ofertës, në bazë të ligjit mbi Shoqëritë Financiare në Shqipëri. Ato bëjnë kujdes që të mos i tejkalojnë apo anashkalojnë ligjet, por po merren në qafë shtresat më të varfëra, të cilat për një hall a problem të caktuar gjejnë këtë zgjidhje të shpejtë e të lehtë për të operuar, por vonë e kuptojnë se çfarë dëmi kolosal i kanë shkaktuar vetes dhe familjes.

 

Përqindja e fitimit, komisionet e tyre dhe kamatvonesat janë tejet të larta, por nuk janë të paligjshme, pasi do kishin pasoja ligjore për këtë. A është e drejtë kjo? A duhet që shteti të veprojë sa më shpejt, që të vendosë një lloj kufiri maksimal të përqindjes së dhënies së kredisë? Po kështu dhe në rastet e kamatvonesave, të cilat janë disa fish më të larta se ato të bankave. Mirë do të ishte që të ekzistonte edhe ndonjë kriter më shumë me qëllim uljen e numrit të debitorëve, por dhe mosvarfërimit të mëtejshëm të familjeve shqiptare. Gjithashtu të ketë një sasi vitesh për kamatvonesat dhe jo në pafundësi, një lloj ngrirje apo stopim të tyre. Në rast pagese klienti të ketë lehtësirat me një vlerë të caktuar mbi principialin fillestar, kjo duke parë e duke gjurmuar se vërtet klienti e ka të vështirë pagesat e fryra nga kamatvonesat.

Përveç këtyre, klienti që do marrë kredi duhet t’i bëhet e qartë që në fillim për kushtet dhe pasojat në rast mospagimi në kohë të kësteve me shifra konkrete dhe jo të mbetet vetëm e shkruara në kontratë si dëshmi ligjore, për të fituar gjyqin kompania në rast ankese nga klienti apo kompania. Ndoshta dhe reklamat duhet të jenë më të qarta jo vetëm për avantazhet, por dhe disavantazhet e marrjes së kredive.

Gjithsesi këto kompani financiare, për hir të realitetit kanë ndihmuar në ekonomitë e vogla për të përmirësuar punën e tyre, në vetëpunësim etj. Por ka raste dhe këto janë të shumta, kur merren për orendi shtëpije, elektroshtëpiake, pajisje personale, mjete komerciale që nuk përdoren për punë, por si komoditet apo trend shoqëror. Të rinjtë më së shumti rreken drejt pajisjeve elektronike, ku dhe futin në rreng familjen pasi e bëjnë fakt të kryer, apo nuk tregojnë fare burimin e lekëve në raste të blerjeve personale apo allishverisheve të tjera, që bëjnë me shoqërinë.

Vetëm kur qëllon që vjen njoftimi me postë në familje. Kjo bëhet dhe burim konflikti familjar që here- herë agravohet situata deri edhe me pasoja tragjike. E që të mos ndodhin këto, gjithkush duhet të jetë i vëmëndshëm e I qartësuar për marzhin e lartë që ka kredia dhe për pasojat e rënda që vijnë nga kamatvonesat në rast të mospagimit në kohë të kësteve. Një fjalë e urtë popullore thotë; “shtriji këmbët sa ke jorganin”, ndryshe i ftohti do të lerë me pasoja të mëdha. Për këtë duhet sa më shumë ndërgjegjësim për shtresat e varfëra dhe informacion i duhur, por më shumë duhet të veprojë shteti. Media e shkruar dhe vizive duhet të mos bëjë vetëm reklamat e këtyre kompanive, por dhe të bëjë të ditur pasojat që vijnë nga kredia pa koleteral. Kompanitë fitojnë dhe kur kanë debitorë. Ata nuk humbasin asgjë se kanë ligjin, kurse ti mbetesh peng përjetësisht. Një peng pa mbrojtje ligji, që do humbasësh gjithåka ndoshta jo shpejt e menjëherë, por ndër vite.