Franca i kërkonte për vjedhje, arrestohen në Shqipëri djali dhe vajza fraceze

476
Sigal

Një vajzë dhe një djalë francez janë arrestuar në Durrës e Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Operacioni u kodua “Start” dhe u krye nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim.

“Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.  Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.”

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.