Tapë në timon, policia prangos 6 persona në Tiranë

214
Sigal

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugët e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit.

Policia bën të ditur se janë proceduan edhe 4 persona të tjerë, të cilët janë kapur duke drejtuar makinën pa patentë.

“Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit”, njofton Policia Rrugore.