Fox News: Shqipëria, një shteg evropian për trafikun e marijuanës, legalizon kanabisin medicinal pavarësisht kundërshtimit të opozitës

131
Sigal

Rrjeti amerikan Fox News, një ndër kanalet më të ndjekura të informacionit ka kushtuar një vëmendje ndaj zhvillimeve në Shqipëri, ku parlamenti shqiptar miratoi të premten ligjin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësor. Fox News duke i’u referuar edhe Associated Press shkruan:

Trafikantët e drogës e kanë shfrytëzuar më parë mungesën e qeverisjes së fortë të Shqipërisë, duke lejuar që biznesi i marijuana të lulëzonte ilegalisht.

Parlamenti shqiptar legalizoi të premten kanabisin për qëllime mjekësore, në një vend të njohur dikur si udhëkryq evropian për trafikun e marijuanës. Parlamenti votoi me 69 pro dhe 23 kundër për të lejuar rritjen e kufizuar dhe të kontrolluar të bimëve të kanabisit, një masë e kundërshtuar ashpër kjo nga opozita. Nuk është e qartë se si do të rregullohet kanabisi mjekësor. Qeveria beson se lejimi i prodhimit të kufizuar të kanabisit mund të rritë të ardhurat nga taksat. Kanabisi është mbjell në mënyrë të pakontrolluar në Shqipëri në të kaluarën, ndërsa trafikantët e drogës shfrytëzuan mungesën e qeverisjes së fortë në vendin post-komunist.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama vendosi shkatërrimin e bimëve të kanabisit si një objektiv kryesor. Dy vite më pas, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu të vlerësuar prej 8.5 miliardë dollarë, më shumë se dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të vendit në atë kohë.

Në vitin 2014, një polic u qëllua për vdekje gjatë një operacioni policor ndaj një fshati jugor ku u përdorën edhe mjetet e blinduara. Policia ra nën breshërinë e armëve automatike dhe plumbave nga kultivuesit e drogës.

Shqipëria është ende një rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta. Policia ende godet rastet e izoluara të rritjes së kanabisit, por shumë më pak sesa godiste një dekadë më parë. Burimi: Fox News