FOTOJA tronditëse. Shkrimtari: Im bir, student i Arteve, nuk është terrorist

351
Sigal

Kjo foto e dhunës brutale policore mbi një protestues po bën xhiron e rrjetit. Ajo do mbetet në histori. Protestuesi është i shtrirë me një pamje të përhumbur, teksa polici i ka vënë shkelmin në qafë. Mësohet se protestuesi është Blendi Shahu dhe është djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu.

“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu që sheh në foto nuk është terrorist. Është student i Akademisë së Arteve. Ata që i bëjnë keq atij bëhen qyqe…”, shkruan ai.