Maturantët nesër në shkollë por 1500 do ndjekin mësimin online

358
Sigal

Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Covid-19, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a të hënën. Nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të përsëritur njohuritë për 4 lëndët që janë provime të maturës shtetërore. Nga 31 mijë maturantë, rreth 1500 prej tyre, kanë zgjedhur të punojnë individualisht dhe të vijojnë me mësimin online. Ndërsa gjimnazistët e tjerët të pajisur me maska dhe doreza pasi t’iu matet temperatura nga mjekët do të zhvillojnë procesin mësimor në klasa, që s’do të kenë me shume se 15 nxënës e si rrjedhojë do të jenë të ulur të vetëm në bankë në distancë nga njëri tjetri prej dy metrash.