Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, Begaj: Paqja e qëndrueshme nuk realizohet pa pjesëmarrje të barabartë gjinore në vendimmarrje

12
Sigal

Për të dytin vit radhazi po mbahet në Kosovë Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në fjalën e tij presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u shpreh se ato që kanë mbajtur peshën më të rëndë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, pasi në konfliktet e shumta kanë qenë shënjestër e dhunës dhe sulmeve.

Ai u shpreh se paqja e qëndrueshme nuk realizohet pa pjesëmarrje të barabartë gjinore në vendimmarrje të grave dhe burrave dhe duhet të bëhet më shumë për të rritur kapacitetet e grave.

Begaj tha se është për t’u vlerësuar që në 15 vite pavarësi, Kosova ka pasur dy presidente gra.

“Kënaqësi të shoh sallën plot, ndonëse në një mjedis që flasim për situata që nuk duam të përsëriten.

Ballkani perëndimor dëshmitar i konflikteve të përgjakshme që kanë lënë shenjë në tokat dhe zemrat tona. Këto do mbeten në kujtesën tonë historike. Barrën më të rëndë e kanë mbajtur gratë që kanë qenë shënjestër e dhunës. Konfliktet na kujtojnë çmimin e shtrenjtë të paguar nga gratë. Sot jemi bërë bashkë në Kosovë për të ritheksuar bashkëpunimin për zhvillim të qëndrueshëm që nxisin paqen në Ballkanin Perëndimor. Forumi shërben si kujtesë historike. Roli i gruas dhe udhëheqja e gruas forcon paqen dhe sigurinë.

Historia në Ballkanin Perëndimor dhe shoqërinë shqiptare kanë para sa të forta janë gratë si ndërmjetëse të paqes dhe stabilitetit.

Kosova shtet që ka pasur dy presidente gra në 15 vitet e para të pavarësisë së saj. Mbetet shumë punë ende për të thyer mendësitë për të forcuar gratë e barazinë gjinore. Paqja e qëndrueshme nuk realizohet pa pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave në vendimmarrje”, tha Begaj.