Fluks kthimesh në Shqipëri, për 3 ditë hyjnë nga Kakavija 13 mijë persona

74
Sigal

Fluks hyrjesh në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se 13 mijë persona kanë hyrë vetëm gjatë 3 ditëve të para të gushtit në pikën kufitare të Kakavijës.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi mbajnë numrin më të lartë të personave që kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare. Në këtë fillim gushti në doganën e Kakavijës po regjistrohet një fluks në rritje i emigrantëve që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në vendlindje.

Përgjatë tri ditëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 mijë persona. Një numër të konsiderueshëm mes tyre zënë turistët e huaj që udhëtojnë për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri. Numri i lartë i lëvizjeve nuk ka krijuar radhë të pritjes në kufi.