Meta i kthehet ashpër Ulsi Manjës, Blushi: Zëdhënës i “Dosjes së Dibrës”

458
Sigal

Presidenti i Republikës ka vijuar tonet e ashpra ndaj mazhorancës.

Pas kauzave të forta ndaj kryeministrit Rama, ministres së shtetit për parlamentin Spiropali dhe atit të Brendshëm Lleshaj, në mbrëmje radha ka qenë e kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja, që drejton edhe komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta e etiketon Manjën si “zëdhënësi i dosjes së Dibrës”.

Postimi i plotë i Blushit

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!” – shkruan Blushi.