Flet mjeku i shëruar: Mbaja doreza dhe maskë, por u infektova. Qëndroni në shtëpi!

448
Sigal

Mjeku infeksionist, Beqir Gelaj është një prej mjekëve të parë që është infektuar me loronavirus në në Spitalin e Durrësit.

Gelaj tregon se ka qenë mjek roje në momentin kur është paraqitur një paciente e prekur, e cila edhe ka infektuar. “Isha me doreza dhe maskë, por ndodh në një moment të caktuar që të infektohesh.

Për 4-5 ditë kam qenë në gjendje të lodhur”, tregon mjeku duke folur për Ilva Now. Tashmë testet e kryera kanë rezultuar negativ, por do të duhet të qëndrojë dhe për dy javë në shtëpi.

“Një këshillë për të gjithë, është që të qëndrojnë në shtëpi. Të respektojnë rregullat, të mbajnë higjienë dhe të ushqehen mirë”.