Flet drejtoresha e Spitalit të Milanos për koronavirusin: Është infeksion pak më serioz sesa gripi

431
Sigal

Maria Rita Gismondo, drejtoreshë e mikrobiologjisë, virologjisë dhe diagnostikimit të departamentit të bio-emergjencave të spitalit Sacco në Milano, deklaron se koronavirusi është një virus pak më serioz sesa gripi i zakonshëm.

Në një postim në facebook, Rita Gismondo shkruan se në sajë të të gjithë analizave që janë bërë koronavirusi rezulton një virus pak më serioz se ata të zakonshëm.

“Ne kemi bërë analizat në laboratorët tanë gjatë gjithë natës. Kampionët e këtij virusi tregojnë se virusi në fjalë është pak më serioz sesa gripi i zakonshëm”, tha ajo.